Një punëtor i ndërtimtarisë është rrëzuar dje nga një ndërtesë në Prishtinë.
Policia ka thënë se menjëherë pas rastit, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi që i njëjti kishte lëndime trupore, shkruan lajmi.net.
Lidhur me rastin është intervistuar pronari i kompanisë së ndërtimit.
Pas intervistimit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ferat Dragaj” në kryeqytet.