Një qytetare nga Ferizaji dorëzon 470 euro të gjetura në polici

Prishtinë | 23 Dhj 2025 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Një qytetare nga Ferizaj, M. Thaqi, ka gjetur 470 euro në parkingun e Qendrës Village Shopping & Fun dhe i ka dorëzuar menjëherë në polici.

Pas raportimit të humbjes nga një qytetare nga Kaçaniku dhe verifikimeve përkatëse, u konfirmua se bëhej fjalë për të njëjtën shumë.

Paratë i janë kthyer pronarit legjitim. Policia Rajonale e Ferizajt ka falënderuar qytetaren për gjestin e saj human dhe shembullor.

Të ngjashme