Revista amerikane paralajmëron kaos në Kosovë, shkak demarkacioni

Prishtinë | 09 Tet 2016 | 12:31 | Nga

“Malet, kryesisht të banuara nga rugovasit, kërcënojnë Kosovën të zhytet në kaos”. Kështu e fillon artikullin revista nga Amerika Qendrore ”La Informacion”, duke iu referuar çështjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Në artikullin e kësaj reviste shkruhet se opozita akuzoi institucionet e Kosovës për tradhti, vendimin e dhënë për çështjen e shënjimit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Shteti i vogël i Ballkanit, i cili shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, në gusht të 2015-ës përfundoi një marrëveshje me fqinjin e saj për të përcaktuar një kufi. Kjo është një nga kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian, që kosovarët të udhëtojnë pa viza, e rëndësishme kjo për një komb të 1.8 milion njerëzish, shumica prej tyre shqiptarë”, shkruan kjo revistë.

Ndërkaq pas kësaj marrëveshje të arritur, Kosova duhet të jap rreth 8 mijë hektarë me pyje, fusha, lumenj dhe kullosa, Malit të Zi.

“La information”, shkruan në artikullin e saj po ashtu edhe për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin në Parlamentin e Kosovës.

Sipas saj kjo marrëveshje u shtye disa herë si dhe u përcoll me demonstrata, duke filluar me gaz lotsjellës gjatë seancave parlamentare nga ana e deputetëve të opozitës “e po ashtu gjatë natës u hodhën edhe granata dore në drejtim të objektit të Kuvendit të Kosovës”, shkruan La Informacion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme