Serbi Mladen Milinkoviq është zyrtarisht trajneri i ri i Kukësit.
Ai u prezantua nga presidenti Safet Gjici paraditen e së shtunës. Ish-trajneri i Luftëtarit është përzgjedhur si pasardhësi i Ernest Gjokës me synimin për të fituar përsëri titullin, por vetë trajneri është i rezervuar kur flet për premtimet.
“Të gjithë para meje kanë bërë punë të mirë. Besoj se do të fitojmë sërish titullin. Me drejtuesit e Kukësit ramë dakord që në fillim. Është e lehtë të premtosh, por me mbështetjen e të gjithëve do të shpresoj të fitojmë përsëri titullin”.
Puna e mirë e Mladen Milinkoviq te Luftëtari bindi, pasi e mbylli në vendin e katërt. Serbi bindi mes disa projekteve. Sipas Safet Gjicit pretendohet të fitohen edhe Superkupa dhe Kupa e Shqipërisë.
Gjici falënderoi edhe Ernest Gjokën për punën e tij ndërsa premtoi afrime në skuadër. I pari ishte ish-kapiteni i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, i cili pak ditë më parë ndërpreu bashkëpunimin me shkodranët
Sezoni i Kukësit nis me 6 Shtator me finalen e Superkupës ndaj Tiranës.