Një serb është plagosur në Suhodoll të Mitrovicës, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Sipas zyrtarit të lartë të policisë së Kosovës, Besim Hoti, viktima është plagosur në këmbë.
“Sipas viktimës, një veturë është ndalur dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht para se të plagosej me armë. Ka qenë në vetëdije të plotë, sepse është plagosur në këmbë”, ka thënë ai për Koha.net.
Hoti ka thënë se viktima ndihmën e parë e kishte marrë nga një fqinj shqiptar.
Policia ka thënë se po e heton rastin.