Rritet bilanci, vdes në orët e para të mëngjesit një i plagosur në Spitalin e Traumës

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 08:14 | Nga Ekonomia Online

Është rritur bilanci i viktimave nga tërmeti i cili ra dje në mëngjes në orën 03:54.

Bëhet me dije se një i plagosur i cili ndodhej në Spitalin e Traumës në Tiranë ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit.

Emri i viktimës nuk është bërë publik por dyshohet se është nga të plagosurit e zonës së Thumanës.

Me këtë rast nurmi i viktimave ka shkuar në 25. Ndërkohë vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Durrës dhe Thumanë./TCH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme