Nuk e kam zor të jem objektive. Sepse, kur shkruaj nuk ndjej as urrejtje, as simpati, as neveri, asgjë nuk ndjej!
Kur shkruaj nuk ndjej-thjesht mendoj!
(Normal, si të kryhet shkrimi, vazhdoj me ndjenja të thella, të cilave u prinë neveria dhe boshllëku).
Të jesh objektive do të thotë t’i tejkalosh mijëra shamje, ofendime e kërcënime me jetë, ta lësh zemrën anash, ndjenjat anash, inatin anash, dhe të thuash se ‘reciprociteti me targat me Serbinë, është gjest i bukur’!
Dhe të shtosh se ‘Qëllimi i arsyeton mjetet’!
S’ka rëndësi që bëhet për fushatë ky veprim, me rëndësi është që ‘dhez’ ky gjest dhe askujt në Kosovë nuk i bie keq që prej sotit Serbisë ia fshehim buçkat e targave të regjistrimit me targat e shtetit të Kosovës.
Nuk është i vogël ku satisfaksion!
P.S. Abelard Tahiri ndërkaq duhet të hesht, sepse Abelardi ëshë si Donika Gërvalla, nuk gabon veç kur hesht!
Abelardi tha sot se Hashim Thaçi është ‘Hero’, kurse Albin Kurti është ‘viktimë e Serbisë’!
Pse po i ndihmon Albin Kurtit, pa vetëdije!
Nuk është TUPR të jesh viktimë.
Bile njerëzit më të sinqertë, ata që nuk ikin, ata që nuk janë të tinzar, ata që nuk dinë dallavere, që nuk mendojnë veç për vete, ata që nuk përfitojnë nga rasti, ata më të mirët – heqin keq, vuajnë dhe janë viktima!
Heroi mund të jetë dinak, sidomos Heroi i gjallë!
Prandaj, duke e ngritur Hashim Thaçin (pa pasur nevojë Hashim Thaçi për komplimentet e t’ua), i ofendon viktimat, që janë 1 milionë shqiptarë të dëbuar nga Kosova me dhunë nga policia dhe ushtria serbe!
Sipas Abelardit i bie se Hashim Thaçi sot është ‘viktimë e lirisë’, kurse Albin Kurti, çka po i bie që është?!
Lëre ti Hashim Thaçin dhe heroizmin e tij se nuk të ndihmon heroizmi i Hashim Thaçit, ashtu siç nuk i ndihmoi Rugova (pas vdekjes) askujt në LDK, e as në shtëpinë e tij nuk ia panë ‘hairin’ pas vdekjes!
Gjithkush duhet të mbështetet në heroizmin e tij personal, në dijen dhe forcat e veta, e jo t’i huazojë, t’i përvetësojë dhe t’i shfrytëzojë heroizmat e tjetrit!
Derisa të forcohen, në PDK duhet të flas veç Memli, Vlora, Blerta, Kamishi, Ganimetja, Bedriu…Të tjerët të heshtin.
Në anën tjetër të opozitës, Arben Gashi i LDK-së tha se ‘Kryeministri po bën show me targat’!
Po Arben, Kryeministri po bën Show me targat, por po e bën një show të bukur!
Prandaj, gjestet e mira nuk gjykohen (pavarësisht kush i bën ato), s’bën të mohosh të mirën, nuk është mençuri, sepse kur i gjykon dhe i mohon të mirat, i largon nga vetja.
Lëre ti çka kam në zemër unë, se sot e kisha ndërru qeverinë!
Opozita duhet të kërkojë hetime për vdekjet masive të shqiptarëve nga COVID-19, duhet të hetohet Arben Vitia si kriminel i pandemisë, që i ka mashtruar shqiptarët dhe i ka çuar drejt varreve!
Kjo duhet të jetë tema kryesore e opozitës.
P.S. Nganjëherë besoj se Albin Kurti vetëm mua më ka opozitë të vërtetë.
Fati i tij që jam duke u munduar të shkruaj një roman dhe të largohem përfundimisht nga Këtu!
Deri sot i vetmi ‘armik serioz’ i Albin Kurtit ka qenë qeveria e tij…dhe siç thashë, Unë!