Një shqiptar mes 8 të arrestuarve për sulmin në Manchester

Prishtinë | 26 Maj 2017 | 10:47 | Nga

Arrestime të rëndësishme janë kryer nga policia britanike në lidhje me sulmin terrorist në Manchester që i mori jetën 22 personave gjatë një koncerti të këngëtares Ariana Grande dhe la të plagosur dhjetëra të tjerë.

Mediat britanike shkruajnë se mes tetë personave që janë arrestuar me dyshimin se kanë pasur lidhje me terroristin 22-vjeçar Salaman Abedi, është edhe një person nga Evropa lindore, ndoshta me pasaportë shqiptare, i cila u arrestua në Wigan. Mediat nuk japin identitet të tij, dhe as të ndaluarve të tjerë, por njëherësh kanë ngritur shqetësimin për ekzistencën e një bombe të dytë eksplozive që terroristi mund t’ja ketë kaluar bashkëpunëtorëve të tij për një sulm të dytë.

Sipas një burimi anonim të sigurtë për mediat britanike, në banesën e Abedi u gjetën kimikate shpërthyese të shumta, dhe shefat e sigurisë kanë frikë se Abedi mund të ketë bërë më shumë se një pajisje eksplozive. “Kishte mjaft për të ndërtuar dy ose tre bomba”, – tha një burim për Telegrafin britanik.

Shteti islamik mori përgjegjësinë e sulmit ndërsa autoritet britanike janë duke ushtruar kontrolle të imtësish-me për të zbuluar rrjetin me të cilin ishte i lidhur autori si dhe për të zbuluar personin që përgatiti eksplozivin.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme