I ftohti ka shkaktuar edhe viktimën e parë të tij. Bëhet fjalë për një shqiptar 47 vjeç, i cili ka humbur jetën në Milano, Itali.
Një kalimtar i rastit ka gjetur trupin e shqiptarit në një stol dhe më pas ka telefonuar policinë.
Ishte ora 09:15 minuta kur policia e Milanos ka marrë telefonatën për një person të vdekur në rrugën ‘Sidoli’ dhe më pas është zbuluar se bëhej fjalë për një qytetar shqiptar, shkruan Syri.net.
Sipas “IlGiorno”, policia thotë se ai ka ndërruar jetë nga i ftohti pasi në trupin e tij nuk ka pasur shenja dhune apo të ndonjë krimi tjetër.
Në xhep ai kishte pasur disa monedha.