Një shtet ofron gatishmëri për të ndërmjetësuar konfliktin Rusi-Ukrainë

Prishtinë | 01 Mar 2022 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Kina ka shprehur gatishmëri që të ndërmjetësojë në konfliktin Rusi-Ukrainë.

Ministri i Jashtëm, Wang Yi ka telefonuar sot homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, e të cilit taportohet se i tha se Kina është e gatshme që të ndërmjetësojë konfliktin.

Siç shkruanThe Guardian, Wang tha se Kina është jashtëzakonisht e shqetësuar për dëmet e shkaktuara ndaj civilëve në Ukrainë

Megjithatë ai vazhdoi të kishte një pikëpamje të ekuilibruar për veprimin e Rusisë në fqinjin e saj.

Ai tha se ndërsa Kina beson se siguria e një vendi “nuk duhet të vijë në kurriz të sigurisë së vendeve të tjera” dhe se siguria rajonale “nuk mund të realizohet përmes zgjerimit të grupeve ushtarake”.

Të ngjashme