Një tërmet me fuqi prej 5.3 ballë sipas Rihterit ka goditur ishullin Supiori, në provincën indoneziane Papua, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra indoneziane për meteorologji, klimatologji dhe gjeofizikë bëri të ditur se epiqendra e tërmetit është regjistruar 106 kilometra në jugperëndim të rajonit Supiori, në provincën Papua. Tërmeti u regjistrua 10 kilometra në thellësi të detit.
Tërmeti është ndjerë edhe në rajonet Ransiki, Numfor dhe Manokëari, por nuk ka as të vdekur dhe as të lënduar.
Qendra e Paqësorit për paralajmërim nga cunami njoftoi se nuk ekziston kërcënim nga cunami.