Amir Rrahmani do ta lërë Kombëtaren e Shqipërisë dhe do t’i bashkohet Kosovës.
Lajmin e bën të ditur trajneri kosovar, Bylbyl Sokoli, i cili e ka vlerësuar një zgjedhje normale veprimin e Rrahmanit.
“Amir Rrahmani do ta zgjedh Kosovën. Është normale që ai do të zgjedhë Kosovën”, tha trajneri Sokoli.
Para pak ditësh, vendimin për t’i bashkuar Përfaqësueses së Kosovës e bënë të ditur edhe Milot Rashica, Alban Meha, Valdet Rama dhe Herolind Shalës.