Aktorja e njohur Olta Gixhari ka qenë shpesh në vëmendjen mediaktike për shkak të historive të saj të dashurisë, për të cilat vazhdimisht ka heshtur.
Lidhja e saj me studentin disa vite me të vogël ishte romanca e fundit e aktores, e cila edhe pse u publikuan fotot, nuk e konfirmoi kurrë.
Por tashme pas ndarjes me 22 vjeçarin Xhek Nasufi , Olta mesa duket ka nisur një lidhje të re.
Këtë herë nuk bëhet fjalë për ndonjë djalosh më të vogël se ajo, por për një biznesmen, i cili duket se prej kohësh ka arritur të bëjë për vete Gixharin.
Burimet për ‘Bluetooth’ kanë rrëfyer se Olta tashmë prej disa kohësh shoqërohet me biznesmenin nga Tirana, i cili thuhet se është totalisht i marrosur pas saj.
Megjithëse lidhja e tyre është ende në hapat e para, sipas burimeve ata janë lidhur shumë më njëri tjetrin. Gjithsesi, Olta për lidhjen e re nuk ka zbuluar ende asnjë detaj.