Një 83-vjecar ka qëlluar me armë zjarri në spital gruan e tij te së njejtës moshë gjatë ditës së mërkurës në Spitalin e Affoltern duke e lënë të vdekur në vend.
Pas vrasjes së gruas së tij, 83-vjecari ka vrarë edhe veten.
Mjekët në këtë spital kanë thënë që kanë dëgjuar të shtëna në dhomën e pacientëve pas mesnatës, ku menjëherë kanë shkuar në vendin e krimit dhe kanë gjetur gruan e vrarë të shtrirë në krevat, afër saj i shtrirë në dysheme, ishte edhe burri saj cili kishte qëlluar veten pas kryerjes së krimit.
Motivet e vrasjes ende nuk janë bërë të ditura ndërkaq që ekipi i forenzikës dhe policisë së Kantonit të Zurich-ut po hetojnë vrasjen.