Një vajzë 20 vjeçe e lënduar nga rënia e çatisë së Komunës së Prishtinës, nga Emergjenca flasin për gjendjen e saj

Prishtinë | 18 Jan 2024 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë ka mbetur e lënduar pas rënies së çatisë së objektit të ri të Komunës së Prishtinës në lagjen Arbëria.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka konfirmuar për mediet se një vajzë rreth të 20-tave është sjellë me lëndime.

“Sapo është sjellë në Emergjencë, është duke u trajtuar nuk dihet ende a është jashtë rrezikut për jetë mosha e saj është rreth të 20-tave”, ka thënë shkurtimisht Syla.

Burime të tjera nga Klinika Emergjente kanë thënë se e reja ka pësuar lëndime në kokë dhe se është në gjendje stabile. 

Të ngjashme