Një vajzë bie nga një ndërtesë në Prizren

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 14:43 | Nga

Një vajzë e re ka humbur jetën pasi ka rënë nga një ndërtesë e lartë në Prizren, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i PK për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, konfirmuar lajmin për Gazetën Express. Berisha tha se është nisur për në vendin e ngjarjes pasi mori menjëherë informatën, por nuk dha detaje të tjera.

“Po rasti ka ndodhë, tash po shkoj në vend të ngjarjes”, tha Berisha.

Ai konfirmoi se është njoftuar se vajza e moshës së re që ra nga ndërtesa, ka vdekur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme