Një vajzë hedhet nga banesa “e uzurpuar” në Dardani

Prishtinë | 19 Sht 2016 | 21:49 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një vajzë e mitur është hedhur nga kati i dytë i njërës prej banesave në lagjen Dardania të Prishtinës.

Pikërisht në këtë bllok, policia ndërmori sot aksion për largimin e banorëve, pas vendimit të gjykatës, se ato i takojnë Ndërmarrjes Publike Banesore.

Vajza është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ka informata kontradikore rreth gjendjes së saj.

Fqinjët kanë fajësuar policinë se i kanë shkaktuar trauma të miturës.

“Vajza ka qenë e sëmurë me Sindrome Downe. Është traumatizuar gjithë ditën nga policia. Kur i ka pa që kanë ardhë prapë në mbrëmje ka kërcyer prej ballkonit. Para këmbëve të policëve ka ra”, tha një fqinj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45, ka konfirmuar policia. “Ende nuk dihen rrethanat si ka ardhur deri te kjo”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/largohen-polici-familjet-nga-banesat-e-uzurpuara-ne-dardani/

Të ngjashme