Një vajzë në Vushtrri goditet nga një plumb qorr

Prishtinë | 09 Gus 2016 | 10:17 | Nga

Një vajzë në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë është goditur nga një plumb qorr në oborrin e shtëpisë së saj.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se një vajzë 10 vjeçare ka pësuar lëndime në këmbë si pasojë e goditjes nga një plumb bredhës (qorr), në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur një ditë më parë rreth orës 17:00.

“Viktima fëmijë ndodhej në oborrin e shtëpisë kur e kishte goditur plumbi në këmbë. Familjarët e kishin dërguar në QKMF Vushtrri, ku më pas është dërguar për në QKUK”, ka thënë ai.

Zahiti tha se policia ka proceduar me vendin e ngjarjes, nën udhëheqjen e Prokurorit të rastit dhe hetuesit policor. “Hetimet kanë nisur për rastin. Rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme