Një vezë në ditë mban larg sulmet e zemrës

Prishtinë | 04 Mar 2024 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Sipas raportimeve të studimeve të fundit nga Universiteti i Oksfordit, njeriu që nga fëmijëria e hershme duhet të konsumojë të paktën një vezë në ditë.

Kjo për shkak se zvogëlohen shanset e goditjes së ndonjë sulmi në zemër.

Ata që ushqehen me një vezë gjatë një dite, reduktojnë rrezikun e një goditjeje në zemër për një të katërtën në krahasim me ata që rrallë i hanë ato, theksohet në studim.

Ata që hëngrën mesatarisht pesë herë në javë ishin gjithashtu 12 përqind më pak të prirur për të vuajtur nga sëmundjet e zemrës.

Shkencëtarët analizuan mënyrën e të ushqyerit në më shumë se 400 mijë njerëz të shëndetshëm në Kinë te cilët i takonin moshës 30 deri në 79 vjeç.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme