Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç ka thënë sot në një konferencë për media në lidhje me përvjetorin e parë të tentimit për grusht-shtet në Turqi, se 15 korriku i vitit 2016, shënon fitoren e demokracisë në shtetin turk.
Kiliç tha se organizatori kryesor i puçit kundër presidentit Recep Tayp Erdogan ishte Fetullah Guleni dhe organizata e tij terroriste “FETO”, raporton Ekonomia Online.
” Kanë përdorur armë vdekjeprurëse kundër civilëve të pafajshëm që dolën në rrugë për t’i mbrojtur organet demokratike të vendit. I vranë edhe personelin ushtarak dhe komandantët e tyre të cilët refuzuan të përfshihen në këtë tentim, e që ata i konsideronin shokë të armës. Puçistët, për ta shtypur rezistencën ndaj vetës, e bombarduan edhe Kuvendin e Madh Kombëtar të Turqisë, Kompleksin Presidencial, selinë e Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës dhe Qendrën e Operacioneve Speciale. Tentuan të kryejnë atentat ndaj Presidentit tonë” tha Kiliç.
Sipas saj, në këtë tentim grusht-shteti u vranë 250 persona e mbetën të plagosur më shumë se 2000.
“Do të ishin shumë të lumtur kur të shohim se Kosova ka një qëndrim përkrahës ndaj përpjekjeve tona”, ka thënë ambasadorja turke në Kosovë”, ka thënë ajo.