Përfundon mandatin, Kivilcim Kiliç largohet nga Kosova

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, po largohet nga shërbimi pas përfundimit të mandatit.

Këtë e konfirmoi edhe këshilltari i ambasadores, Barış Goriça.

“Ambasadorja largohet pasi e ka përfunduar mandatin, në ndejën e pavarësisë me 28 nëntor e ka bërë lajmërimin për largimin dhe për këtë arsye ka mbajtur takimin lamtumirës me miq dhe bashkëpuntorë të saj, por do të ketë edhe takime tjera”, ka thënë Goriça.

Goriça i pyetur për gjendjen shëndetësore pas aksidentit të Kiliç tha “Gjendja e saj pas aksidentit është e mirë”.

Kujtojmë se në muajin nëntor eskorta e Kiliç u përfshi në një aksident, ku humbën jetën tre persona dhe ambasadorja u lëndua rëndë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme