Sot u bënë një vit prejse Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli koronavirusin një pandemi
Por çka ndodhi në botën e futbollit pikërisht në këtë ditë një vit më parë dhe cila ishte ndeshja e fundit që u mbajt me tribunat plot tifozë para se gjithçka të ndryshonte mësojeni në tekstin e mëposhtëm.
11 Mars 2020. 22.31 Koha lokale
Me sekonda të mbetura, Alvaro Morata i Atletico Madridit e kalon topin tek Adriani i Liverpoolit për të përfunduar një fitore të jashtëzakonshme në Anfield, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa topi godet rrjetën, 3 mijë tifozë të Atleticos shpërthejnë dhe menaxheri Diego Simeone feston para tyre.
Përderisa dritat u fikën në mbrojtjen e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, kështu ndodhi edhe me ndeshjet e futbollit – pandemia e COVID-19 mbylli ndeshjet për tre muaj dhe i la bosh fushat e Evropës për një kohë të pacaktuar.
Një hetim i mëvonshëm zbuloi se loja ishte një nga dy ngjarjet kryesore sportive në Mbretërinë e Bashkuar atë javë, së bashku me Festivalin Cheltenham, që “shkaktoi vuajtje dhe vdekje të shtuar”.
Në të vërtetë, deri në fund të marsit të vitit të kaluar, Liverpooli ishte një zonë e dyshuar e koronavirusit, me rastet me më aë shumti të dyshuar në vend.