Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një incident me armë zjarri që ka ndodhur sot pasdite në fshatin Sharban të Prishtinës.
Policia e Kosovës e konfirmoi incidentin.
Sipas Florie Ahmetit, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, incidenti ka ndodhur rreth orës 14.
“Në këtë incident, një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur”, tha zëdhënësja Ahmeti.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin.
Ndërkohë, zëdhënsja e QKUK-së, Mirlinda Gashi, tha për KALLXO.com, konfirmoi se një i plagosur është pranuar për trajnim mjekësor në Qendrën Emergjente.
“Rreth orës 14:30 është pranuar një person i cili është plagosur me armë zjarri. Ai është plagosur në gjoks në anën e djathtë dhe është duke u trajtuar”, tha Gashi.