Një zyrtar i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka rezultuar pozitiv me Coronavirus, kanë konfirmuar për Ekonomia Online zyrtarët e kësaj ministrie.
Sekretari i MASh, Agim Berdyna, tha se sot në mëngjes kanë mësuar se një zyrtar i tyre ka dalë pozitiv.
“Përveç se në mëngjes na ka lajmëruar që ka dalë pozitiv nuk kemi asnjë informatë tjetër”, shtoi ai.
Berdyna tregoi se e kanë lajmëruar Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) dhe Ministrinë e Shëndetësisë (MSh). “Jemi ne pritje se si të veprojmë”.
Burimet e Ekonomia Online saktësuan se zyrtari i infektuar i takon Departamentit të Arsimit të Lartë.
“Të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të po presim të na bëhet testi”, tha një zyrtar.
Të hënën në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 231 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku janë konfirmuar 29 raste.