Një zyrtar në veri ka raportuar se është ngacmuar në vazhdimësi nga i dyshuari mashkull kosovar, raporton Ekonomia Online.
Siç thuhet në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut dhe është iniciuar si “Ngacmim”.
Kurse rasti është duke u hetuar.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është ngacmuar në vazhdimësi nga i dyshuari mashkull kosovar. Sipas viktimës, i dyshuari e kishte ngacmuar atë kur ishte në punë zyrtare, jashtë punës dhe gjatë kohës së lirë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.