Një zjarr që ka shpërthyer në shtëpinë e punëtorëve imigrantë në rajonin Tomsk të Siberisë i kanë lënë të vdekur 11 persona, ndërsa dy të tjerë janë lënduar.
Zjarri ndodhi në një ndërtesë të drunjtë në fshatin Prichulymsky rreth mesnatës së të hënës.
Raportohet se zjarri e përfshiu një sipërfaqe prej 208 metrash katrorë, ndërsa kulmi i ndërtesës u shemb pas zjarrit.
Në këtë shtëpi ndodheshin 14 punëtorë nga Kina, Taxhikistani dhe Uzbekistani. Ende nuk ka të dhëna për vendndodhjen e një banori të kësaj shtëpie.
Dhjetë nga njëmbëdhjetë viktimat ishin kazakë, ndërsa një tjetër ishte grua ruse.
Autoritetet ruse njoftuan se i kanë filluar hetimet për ta zbuluar shkaktarin e zjarrit, shkruan “Free Europe”.