Njëri nga sulmuesit serb po trajtohet në Ortopedi – Jashanica: Është jashtë rrezikut për jetë

Prishtinë | 25 Sht 2023 | 10:52 | Nga Gresë Alija Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njëri nga sulmuesit që u arrestua është duke u trajtuar në Ortopedi, pasi iu dha ndihma e parë në Spitalin e Mitrovicës.

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica tha për Ekonomia Online ka se i njëjti është operuar dje dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

“Gjendja e tij është stabile, ne e kemi operuar dje. Në përgjithësi gjendja e tij është e mirë. Pacienti është i qetë, ne e kemi trajtuar si të gjithë pacientët e tjerë”, është shprehur Jashanica.

Policia e Kosovës më 24 shtator, u sulmua nga grupe kriminale në Banjskë të Zveçanit.

Policia ka njoftuar se janë vrarë tre sulmues, si dhe ka arritur të arrestojë dy sulmues, dhe katër persona tjerë të cilët dyshohen se janë përfshirë në sulm.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme