Njëri prej të lënduarve nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë, dërgohet në QKUK

Prishtinë | 22 Gus 2024 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë në orët e hershme të së enjtes.

Një prej të lënduarve është dërguar në QKUK për trajtim.

“Policia është njoftuar rreth orës 4:44 për një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar tre persona. Dy nga të lënduarit po trajtohen në Spitalin e Pejës, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në QKUK”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Të ngjashme