Njeriu i afërt i Laportas: Gjithçka ishe në rregull me regjistrimin e Messit në La Liga

Prishtinë | 06 Gus 2021 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Jaume Roures, themeluesi i Mediapro dhe një nga mbështetësit e kandidaturës së Laportas për president të Barcelonës siguroi se regjistrimi i Messit në La Liga ishte në pajtueshmëri të plotë dhe marrëveshja ishte arritur prej ditësh.

“E di me siguri se çështja e Messit ishte zgjidhur nga klubi dhe nga La Liga. 48 orë më pare marrëveshja ishte gati të bëhej publike, por diçka e tillë nuk ndodhi” – u shpreh ai në programin “El mon” nga RAC1.

Sipas Roures, Laporta dhe presidenti i La Ligas, Javier Tebas kanë një marrëdhënie të mire dhe kontrata e Messit me Barcelonën ishte e përfunduar prej ditësh.

Megjithatë, siç thotë ai, anulimi i kontratës së yllit argjentinas ka më shumë të bëjë me planet sportive sesa me mosmarrëveshjet ekononomike.

Të ngjashme