Njeriu i Kryeministres Meloni që u mor me dialogun Kosovë-Serbi del në pension

Prishtinë | 29 Shk 2024 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Diplomati Italian, Francesco Talo, që ka këshilluar kryeministren italiane, Giorgia Meloni dhe që në disa takime të ndryshme ka qenë bashkë me këshilltarët e Scholz dhe Macron sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ka njoftuar pensionimin e tij.

Ai në një postim në profilin e tij në “X”, ka thënë se dje ka qenë dita e tij e fundit në 40 vjet shërbim publik.

Biden takon gruan dhe vajzën e Navalny: Guximi i tij do të jetojë te njerë…
Talo ka treguar për një takim të mbajtur të mërkurën me vendet aleate të NATO-s, ku ka nënvizuar vlerat dhe nevojat e partneritetit me vendet afrikane.

Ai ka treguar për pritjen e ngrohtë nga kolegët në një ditë të veçantë si kjo.

“Është mirë të kesh shoqëri”, ka shkruar Talo.

Të ngjashme