Në mëngjesin e sotëm, njësia speciale e Policisë së Kosovës ka bastisur shtëpinë e anëtarit të Asamblesë Komunale në Ranillug, Ivan Ristiq.
Lajmin e ka konfirmuar për RTV Pulse kryetari i Ranillugës, Davor Petkoviq.
Sipas këtij burimi, Policia ndërhyri në bazë të një urdhri gjyqësor.
Edhe Policia e Kosovës, e ka konfirmuar këtë lajm.
Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë se ky aksion është kryer në bazë të Gjykatës.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata kompetente, ka realizuar një bastisje në shtëpi private, në një fshat të Komunës së Ranillugut”, ka deklaruar Kelani për lajmi.net.
Ai ka thënë se për momentin nuk mund të jap më shumë informacione pasi që siç u shpreh Kelani, aksioni akoma është duke vazhduar dhe pas përfundimit të tij, Policia zyrtarisht do të jap detaje të këtij operacioni.
Në anën tjetër në medie është duke u raportuar se ky aksion është kryer në shtëpinë e asamblistit komunal të kësaj komune, Ivan Ristiqit, për shkak se dyshohet për armëmbajtje pa leje.