Edhe pas gjashtë ditëve mbetet i paqartë misioni operacional-policor i njësive speciale ne veri.
Njësitë speciale janë forca intervenuese.
Si të tilla, duhet të kenë mision të qartë operacional-policor dhe ekzekutiv.
Është mbase normale që në këtë rast njësitë speciale të ishin dërguar për të zhbllokuar rrugën, për të siguruar pikat kufitare apo për t’iu përgjigjur dhunës.
Deri sot kjo nuk po duket se është arsyeja e dërgimit të njësive speciale në veri.
Misioni i qartë është i rëndësishëm edhe pse ka fund. Pra, dihet kur kryhet puna e tyre.
Njësitë speciale nuk munden dhe nuk duhet të krijojnë apo të mirëmbajnë situata të status quo-së.
Është e papërgjegjshme që njësitë speciale të dërgohen në një mision të paqartë dhe të padefinuar në kohë.
Nuk ka asgjë më të rrezikshme, që trimëron më shumë armikun, sesa mungesa e vendosmërisë dhe qartësisë gjatë përdorimit të forcës së ligjshme.