Njëzet vjet pas luftës, babai ruan gjërat e djalit 10-vjeçar që ia vranë serbët

Prishtinë | 20 Nën 2019 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Imer Deliu, nga Abria e Epërme e Drenasit, ka folur për vrasjen e tre fëmijëve të tij nga serbët në masakrën e Abrisë gjatë luftës.

Ai ka treguar, në emisionin Frontal, në televizionin T7, momentin kur ka gjetur trupat e pajetë të familjes së tij të ngushtë – fëmijëve, gruas, nënës dhe pjesëtarëve të tjerë.

Ai ka kujtuar se kur ka gjetur trupin e djalit të tij dhjetëvjeçar, ora në dorën e tij ende ishte duke punuar.

“Unë i jam betuar djalit për orën, por s’e kam mbajtur atë betim, se ora është djegur. Ka qenë shi, mjegull, kam qenë në presion. Unë i jam betuar që do t’ia ruaj djalit orën, por ajo më është djegur në luftë”, ka thënë Deliu.

Megjithatë, si kujtim, Deliu nga djali i tij ruan disa gjëra që i kanë mbetur. 

“E kam ruajtur sajën, tërfurkun e vogël që e merrte kur vinte të na ndihmonte”, ka thënë Deliu, i ftuar në Frontal për të folur për Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme