Që prej skualifikimit nga ‘Përputhen”, Shqipe Hysenaj nuk ka rreshtur duke hedhur akuza ndaj produksionit. Së fundi ka befasuar të gjithë me një postim të bërë së fundmi. Ajo ka zbuluar se Andi dhe Tea e njohin njëri-tjetrin shumë kohë para emisionit.
Shqipja ka publikuar në Instastory një foto të dyshes, e cila duket të jetë shkrepur vite më parë. Në foton në fjalë Tea shihet duke puthur Andin në faqe.
“Tea dhe Andi në klasë të parë kishin mbledhur lekët për kafe. Foto bombastike që është direkt për skualifikim, sepse janë shtirur që nuk njihen të pafytyrët dhe mashtruesit, janë tallur me një publik të tërë, me konkurrentët brenda, me produksionin…hë Olsa të shpëtoi ky detaj i vogël? Skualifikoji…apo po fle gjumë dhe zgjohesh vetëm nga klikimet? Tani do e tregosh veten sa e drejtë je, se unë të njoh po për publikun që nuk të njeh. Me mua e tregove drejtësinë”, ka shkruar Shqipja.