Në Itali ka punuar si gazetare sportive në kanalet e Mediaset, më pas Eleonora Boi është transferuar në Los Angeles, ku luan u fejuari i saj, basketbollisti i famshëm, Danilo Gallinari, si pjesë e Los Angeles Clippers në NBA.
Gazetarja simpatike po përfiton nga momenti i pauzës për të udhëtuar në vende të ndryshme të botës, e për momentin ndodhet me pushime në Kubë.
Nga vendi ekzotik u ka dërguar si kartolinë ndjekësve të saj, të cilët janë më shumë se 600 mijë në Instagram. E sigurisht që nuk mungojnë komplimentet për fizikun e saj të mrekullueshëm.