“Fillimisht kur u bë pjesë e jetës sime, i thosha vetes “a është fëmija im” por tashmë që është rritur 15 vjeç ndjej se jam ky që jam vetëm prej saj.
Kam një raport mjaft të mirë dhe mundohem që të jem një baba dhe shok i mirë për të. Kur ka qenë e vogël kishte shumë dëshirë të bëhej balerinë dhe me thënë të drejtën nuk kam imponuar as indirekt që ajo të jetë pjesë e muzikës, por kam vënë re se është e talentuar. Tashmë është e angazhuar disa herë si fotomodele, por ndoshta mund të shohim edhe në muzikë”.
Kështu e përshkroi këngëtari Sabian të bijën në një intervistë për një të përditshme shqiptare. Por ai harroi të na tregonte se Keisi është një vajzë shumë e bukur e që bën jete luksi. Të paktën kjo kuptohet teksa i hedh një sy Instagramit të saj.
Bukuroshja bionde, ndonëse ende adoleshente shihet pranë makinave të shtrenjta e udhëtimeve. Gjithashtu ajo ka një shije që e bën të duket më e madhe se mosha e saj, duke zgjedhur shpesh veshje sensuale. Por me shumë gjasë kjo bëhet edhe më qëllimin e saj për të tërhequr vëmendje si modele e për ta pasur ca fansa “gati” kur t’i bashkohet këngës, siç tha dhe i ati.
https://www.instagram.com/p/BN9Sro0AeE6/?taken-by=keisi.medini
https://www.instagram.com/p/BNfc9PfBVz3/?taken-by=keisi.medini
https://www.instagram.com/p/BO4suMCA78E/?taken-by=keisi.medini
https://www.instagram.com/p/BOc3enqAx_Z/?taken-by=keisi.medini
https://www.instagram.com/p/BN2IsTdAwKe/?taken-by=keisi.medini