Kompania “Pastrimi” ka njoftuar se për shkak të reshjeve të borës në disa pjesë të qytetit të Fushë- Kosovës s’do të mund të kryhen shërbimet.
“Për shkak reshjeve të pandërprera të borës dhe të vështirësive të krijuara nëpër rrugë dhe trotuare, njoftohen qytetarët se aty ku nuk kemi mundësi të hyjmë me kamion për të marrë mbeturinat, nuk do të ketë shërbim”, thuhet në njoftim.