Në bazë të nenit 5, të Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit Nr. 04/L-034 (Ligji i AKP-së), dhe kapitullit 3, të Politikave Operative të AKP-së, Agjencia Kosovare e Privatizimit (“AKP”) si administratore me mirëbesim, përcakton statusin e ndërmarrjeve dhe aseteve të saj në territorin e Kosovës, në bazë të dokumentacionit dhe dëshmive në dispozicion. Lidhur me këtë, me datë 07 qershor, 2021 shpallë këtë:
NJ O F T I M
Në bazë të Vendimit të Bordit të Drejtorëve të AKP-së nr. Ref. BD-135/09, të datës 25/06/2020.
Asetet e ndërmarrjes “JUGOSTROJ” Beograd, KPS1526/PRN198, që gjenden në territorin e Kosovës, janë pronë shoqërore dhe bien nën kompetencat administrative të Agjencisë.
_____________________________________________________________________________________
Në bazë të Vendimit të Bordit të Drejtorëve të AKP-së nr. Ref. BD-139/75, të datës 25/09/2020.
Asetet e ndërmarrjes “INDUSTRIA GOSHA” Smederevska Palllanka, KPS1525/PRN199, që gjenden në territorin e Kosovës, janë pronë shoqërore dhe bien nën kompetencat administrative të Agjencisë.
_____________________________________________________________________________________
Në bazë të Vendimit të Bordit të Drejtorëve të AKP-së nr. Ref. BD-145/64, të datës 29/01/2021.
Asetet e ndërmarrjes “CIK” Kumanovo, (Cevlarska Industria “CIK”) KPS1528/PRN1203, që gjenden në territorin e Kosovës, janë pronë shoqërore dhe bien nën kompetencat administrative të Agjencisë.
Shënim i rëndësishëm:
Agjencia pas përcaktimit të statusit të ndërmarrjes, e cila bie nën kompetencën administrative të saj fillon me procesin e likuidimit/shitjen e ndërmarrjes dhe aseteve të saj, pas të cilit proces në mes tjerash realizohen edhe pagesat nga mjetet financiare nga shitja e tyre për “Kreditorët” dhe “Punëtorët e Kualifikuar” deri në shumën të cilën të njëjtit kanë të drejtë.
Palët e interesuara pas shpalljes së këtij njoftimi në afat prej 30 ditësh mund të ushtrojnë ankesë kundër vendimit të Bordit të Drejtorëve të AKP-së pranë Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, në Prishtinë për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Për njoftim më të hollësishëm vizitoni faqen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit www.pak-ks.org
Ligji përkatës i AKP-së gjendet në faqen e internetit të AKP-së http://www.pak-ks.org apo drejtpërdrejtë në http://www.assembly-kosova.org/.
(Artikull i sponsorizuar)