Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka përsëritur se nuk e di se si njohja e Kosovës do të çonte në stabilitet në rajon.
“Nëse dikush mendon se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor do të ndërtohet në mënyrë që serbët të poshtërohen, kjo nuk do të jetë e mundur”, shtoi ai kur u pyet për të komentuar mbi mesazhet nga zyrtarët perëndimorë se Serbia duhet të njohë Kosovën e pavarur.
Vuçiq ka shtuar se kjo është përgjigjja që do të ofrojë gjithmonë, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Presidenti i Serbisë gjithashtu njoftoi se ndërtimi i autostradës Nish-Merdare do të fillojë në gusht dhe shtoi se një procedurë tenderimi është duke u zhvilluar.