Njomza Emini dekorohet nga Franca me “Kalorës i Legjionit të Nderit”

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Njomza Emini, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës dhe kryetare e Komitetit paraolimpik të Kosovës është nderuar me titullin Kalorës i Legjionit të Nderit, i ndarë nga Franca.

Ambasada e Francës në Kosovë do ta ndajë këtë çmim në rezidencën e Francës në Prishtinë, derisa ambasadori Didier Chabert do të jetë ai që do ta ndajë këtë dekoratë.

“Kjo dekoratë i dorëzohet me motivacion për angazhimet dhe aktivitetet e saj të dalluara politike dhe shoqërore dhe është një nxitje për të vazhduar angazhimin e saj për të mirën e përbashkët”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Franceze.

Ceremonia do të zhvillohet në prani të familjes, miqve, kolegëve, autoriteteve franceze dhe mysafirëve, thuhet më tej aty.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme