Kur Kroacia ishte në prag të pranimit në BE, ia patën vënë kushtin implicit që ta luftojnë korrupsionin – në rastin konkret t’a arrestojnë njeriun më me ndikim në shoqërinë kroate – ish-kryeministrin Ivo Sanader.
Pas arrestimit, Kroacia u pranua.
Te rasti i Kosovës, krejt po shkon më rëndë!
Pazari ka rënë shumë – kryesisht për shkak të politikanëve tanë të pa aftë.
Për liberalizim të vizave, nuk mjaftoi as demarkacioni, as votimi i Gjykatës Speciale – e as arrestimi i ish-presidentit dhe ish-kryeparlamentarit, që njëherësh ishin edhe një ndër themeluesit e UÇK-së.
Nuk mjaftuan as shumë lëshime që ia bëmë Serbisë.
Disa mund të thonë që të lartëcekurat, nuk kanë lidhje me liberalizim.
Kanë që ç’ke me te!
Sidoqoftë, liberalizimin e vizave si duket do ta përdorin si karrem për marrëveshjen finale me Serbinë.
Kemi nevojë për liberalizim të vizave, por jo në dëm të interesave tona shtetërore.
Këtë besoj që e kanë kuptuar të gjithë.
No pasaran!