Nobel për folësin kryesor në funeralin e kasapit të fundit të Ballkanit…

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 15:29 | Nga Sonila Meço

Ende me dritëzën e shpresës për një stinë të re pa fantazma të së shkuarës në Ballkan, të sjell mugëtirën ky lajm nga Akademia Suedeze e çmimeve Nobel.

Në letërsi për këtë vit janë shpallur dy fitues, njëri prej tyre Peter Handke, shkrimtar austriak, mbështetës i flaktë i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.

Vetë çmimet Nobel janë kritikuar ashpër nga Handke si ngjarje kulturore. Ai pati kërkuar haptaz mbylljen e Akademisë Suedeze, me një neveri të shprehur për qëllimin e tyre. Por kjo është ana më e parëndësishme e medaljes në gjoksin e e padenjë të një vlerësimi.

Handke është njeriu që mbrojti fort regjimin e Millosheviçit, mohoi masakrën e Srebrenicës, kritikoi ashpër Nato-n për ndërhyrjen ndaj Serbisë dhe ishte folësi kryesor në funeralin e kasapit të fundit të Ballkanit (në foto ai moment).

Disa çmime i janë tërhequr për qëndrimet e tij. Kolegët janë distancuar. Alain Finkielkraut, intelektuali i njohur francez e ka cilësuar “monstër ideologjike”.

E të mendosh se Akademia Suedeze e Nobel-it pat deklaruar pak ditë më parë se nuk do të jepte më çmime të keqorientuara, apo eurocentrike.

Bingo!

Në një kohë kur era e barutit të luftës ende i bën sfond politikës, ndjeshmërive e raporteve të brishta mes vendeve të rajonit.

Të ngjashme