Nofkat, mjetet dhe veprimet e tre të paraburgosurve rreth vrasjes së Ivanoviqit

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 07:59 | Nga Ekonomia Online

“Roske” dhe “Limar” janë nofkat e dy të dyshuarve për përfshirje në vrasjen e ish-liderit serb, Oliver Ivanoviq, si dhe për zbulim të fshehtësisë zyrtare. Të dytë, së bashku edhe me dy persona të tjerë, u arrestuan para disa ditësh nga autoritetet kosovare, por vetëm tre prej tyre u paraburgosën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Marko Rosic, Nedeljo Spasojeviq dhe Dragisa Mirkovic, sipas shkresave të Prokurorisë dhe gjykatës, të cilat i ka siguruar ekskluzivisht “Koha Ditore”, besohet të kenë bashkëpunuar ngushtë rreth vrasjes së Ivanoviqit. Ata po dyshohen për tri vepra penale: vrasje e rëndë, zbulim i fshehtësisë zyrtare, si dhe armëmbajtje pa leje.

I dyshuari kryesor në mesin e të arrestuarve, Spasojeviq, i cili është hetues në Policinë e Kosovës që nga viti 2013 në veri të Mitrovicës, besohet të ketë bashkëpunuar ngushtë me të dyshuarin e panjohur deri më tani, që ta kryejë vrasjen e Ivanoviqit.

Këtë Prokuroria beson se e ka bërë, duke i mënjanuar pengesat, duke ua lehtësuar të dyshuarve ikjen nga vendi i ngjarjes me veturë zyrtare të Policisë.

Po ashtu, ai dyshohet se u ka ndihmuar që ta lëvizin edhe automjetin me të cilin është kryer vrasja dhe ua ka lehtësuar të dyshuarve ikjen, së bashku edhe me dy policët e tjerë, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes.

“Me këtë, Spasojeviq nuk i ka kryer detyrat dhe autorizimet policore në vendin e ngjarjes. Nuk është ndaluar për të siguruar vendin e ngjarjes, edhe pse ka hasur në persona të paautorizuar, duke fotografuar dhe dëmtuar provat e mundshme. Këto janë arsye me të cilat përmbushet dyshimi i bazuar se ky i pandehur ka kryer veprën penale: vrasje e rëndë”, thuhet në shkresën e Prokurorisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme