Noizy bën paralajmërimin e këngës së re në bashkëpunim me Dardan, thotë se këndon për herë të parë në gjuhën gjermane

Prishtinë | 18 Jan 2022 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Reperët shqiptarë, Noizy dhe Dardan, këtë të enjte (20 janar) sjellin projektin e ri muzikor “Alles Gut”.

Dyshja, që janë ndër më të suksesshmit në treg, kanë bashkuar forcat për herë të parë.

Në një paralajmërim të bërë nga Rigels Rajku (emri i vërtetë) tregon se do të këndojë për herë të parë në gjuhën gjermane.

Ai madje bën shaka me ndjekësit në Instagram duke thënë se nuk e di as vet se çfarë ka thënë.


“Më datë 20 janar ora 23:59 ndërron loja sërish. Për herë të parë këndoj në gjuhën gjermane, nuk e di as vet çfarë kam thënë”, u shpreh artisti.

“Dardan a je gati? Alles Gut kënga ka super ritëm pa dyshim super hit”, tha më tej 35-vjeçari.

Besohet që ky projekt i dyshes do ketë suksesin e dëshiruar nga publiku marrë parasysh rëndësinë e tyre në industrinë e muzikës shqiptare.

Të ngjashme