Enca publikoi ditë më parë projektin e saj të ri me reperin e TBA, Don Phenom.
“Kujt po i han” titullohet projekti i ri nga kënëgtarja provokative shqiptare.
Edhe pse u mendua se ekspozimi i gjoksit dhe lëvizjet tjera do të rrëmbenin vëmendje, krejt diçka tjetër ngjau. Noizy publikoi një foto ku krahasoi Encën dhe Don Phenom me lopët, duke shkaktuar shumë komente.
Enca nuk ka qëndruar duarkryq, duke u kundërpërgjigjur me një foto në InstaStory të një shimpanze të bezdisur.
“I kam merzit pak (shum)”, ka shkruar Enca në këtë publikim.
Në anën tjetër Don Phenom ka qëndruar shumë i ftohtë ndaj ofendimti dhe ka mundësi që të kundërpërgjigjet muzikalisht.