Këngëtarja e njohur Dafina Zeqirit, ka qenë shumë e përfolur në media këto ditë.
U tha se ajo ka nënshkruar kontratë me label-in e reperit Noizy, “OTR Records” – reper me të cilin ka qenë e konfliktuar vite më parë.
Lajmin për kalimin e saj në OTR e bëri të ditur Noizy, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shkruante se ajo ka arritur tashmë marrëveshjen.
Por mesa duket, një gjë e tillë nuk po del të jetë krejtësisht e vërtetë, pasi Dafina i ka lënë një koment reperit në Instagram, duke e quajtur atë gënjeshtar.
“Ti je një gënjeshtar i keq”, ka shkruar Dafina, ndërkohë që e ka shoqëruar komentin e saj me një emoji qesharake.
Ndërkohë, komentet tjera përbri asaj çfarë ka shkruar Dafina kanë qenë të shumta, ku ndër to veçohen komentet e anëtarëve të tjerë të label-it OTR, si: Varrosi, që gjithashtu ka komentuar me të qeshura.
Se a është e vërtetë që Dafina nuk ka nënshkruar kontratë me OTR, apo është thjeshtë një “lojë” që dyshja po e bëjnë me fansat, kjo mbetet të shihet.