Hip hop ylli shqiptar, Noizy, ka përgëzuar Erën për suksesin e saj.
Era Istrefi është protagoniste në këngën e re zyrtare të Botërorit.
Ajo këndon refrenin dhe një pjesë të repturës që është në zhanrin reggae, krahas edhe superyllit latin, Nicky Jam dhe aktorit e këngëtarit amerikan, Will Smith.
“Live it Up” u prit mirë nga publiku, por edhe nga kolegët e Erës.
Është Noizy ai që ka publikuar në rrjetin social InstaStory një foto në shenjë përkrahje për Erën.
“Ne nuk ja dolëm në Kupën e Botës, por Era ja doli”, u shpreh Noizy në postimin e tij në rrjetin social InstaStory.