HMD zbuloi tre modelet e reja të Nokia në Android gjatë ditës së djeshme dhe një Nokia 3310 (2017), si homazh i telefonit të vjetër të famshëm.
Ekipi i Phonearena kanë biseduar me Ajey Mehta, zyrtare e HMD Global në Indi, duke shfaqur detaje mbi prodhimin dhe logjistikën e këtyre pajisjeve.
Nokia 6, 5 dhe 3 do të prodhohen nga Foxconn në Indi që nga fillimi. Data e lansimit është planifikuar për qershor, dhe distribuimi do të ndodhë përmes tregut fizik dhe online.
Çmimi zyrtar nuk është njoftuar ende dhe data e saktë e lansimit të pajisjeve do të bëhet e ditur në muajt në vijim.