Nokia 8 me Snapdragon 835 vjen në qershor

Prishtinë | 08 Mar 2017 | 21:30 | Nga

Nokia ka prezantuar dy telefona të rinj në MWC, mirëpo asnjëri prej tyre nuk është telefoni kryesor për të cilin kemi shpresuar. Sidoqoftë, kompania duket se është duke punuar në një pajisje premium, që do të kryesoj linjën, bazuar në raportet e shumta që kemi parë mbi Nokia 8.Tani, mund të kemi një ide se kur mund ta shohim këtë pajisje në treg. Sipas një raporti të ri nga Kina, Nokia do të zbuloj telefonin e ri në qershor.

Pajisja do të vijë në dy madhësi të ndryshme dhe me specifika të ngjashme. Të dy modelet do të kenë procesorin Snapdragon 835 dhe RAM memorie prej 4 ose 6 GB, varësisht prej modelit që porositni.

Sa i përket materialit, mund të presim që pajisjet të jenë të punuara nga metali. Dy kamera duhet të jenë në pjesën e pasme të pajisjeve, me rezolucione prej 23MP.

Sipas spekulimeve, modeli më i vogël do të kushtoj rreth 549 eurove, ndërsa modeli më i madh do të ketë çmim prej 617 euro.

Megjithatë, deri tani kemi vetëm spekulime të pakonfirmuara, kështu që duhet të kemi një dozë skepticizmi derisa të ketë ndonjë lajm zyrtar nga kompania.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme