Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova ka fituar tri garat e para për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit që po zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Sukseset e Kosovës në xhudo nuk kanë të ndalur dhe tashmë po vijnë edhe sot (e premte) nga Gjeorgjia.
Është pejania, Nora Gjakova, e cila ka shënuar tri fitore në tri ndeshjet e para për të siguruar kalimin në gjysmëfinale të kësaj gare.
Nora ka fituar luftën e parë kundër ukrainases Skora Mariias, duke iu dashur vetëm vetë 1 minutë e 48 sekonda për ta siguruar fitoren.
Në raundin tjetër apo të tretë, Nora ishte e pamëshirshme ndaj xhudistes austriake, Sabrina Filzmoser, të cilën e mposhti me Ippon.
Në çerekfinale, Gjakova mori një fitore të madhe ndaj serbes Marica Perisic, të cilën e mposhti për 3 minuta e 15 sekonda.
Fitoren e xhudistes nga Kosova vijnë në kategorinë deri në 57 kilogram.